Revolucion te Juventusi: Agnelli transferon tre super yje!

Tani është zyrtare: për Juventus-in ka qenë një sezon plotësisht negativ. Zero tituj për Zonjën e Vjetër, siç nuk ndodhte prej vitesh.

Skuadra e Massimiliano Allegri-t, pasi është eliminuar nga Champions League, dhe pasi nuk ka luftuar në asnjë moment realisht për titullin në kampionat, i ka thënë lamtumirë mundësisë së fundit për të fituar një trofe.

Rezutati i finales së Kupës së Italisë, me humbjen 4-2 të pësuar kundër Inter-it në Romë, i ka vënë vulën sezonit të tmerrshëm të bardhezinjve.

Për t’u kthyer aty ku i takon, sipas Tuttosport, do të duhet të bëhen edhe disa blerje në merkato dhe duket se drejtuesit kanë vënë në shënjestër 3 lojtarë.

Flitet për Di Maria-n, pore dhe për Raspadori-n dhe Milinkovic-Savic. Janë këto tre objektivat kryesore për rimëkëmbjen e shumëpritur.

Nëse marrja e dy futbollistëve të parë mund të jetë më e lehtë për t’u realizuar, për mesfushorin e Lazio-s do të duhet një investim i madh.

Alternativat, gjithsesi, duket se janë menduar që tani, mes Zaniolo-s, Jorginho-s dhe Paredes-it. Emra të rëndësishëm që do t’i shërbejnë Juventus-it për t’u kthyer te fitoret.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here