Transferim që dhemb: Jose Mourinho transferon falas yllin e Interit!

Kjo skuadër nuk është ajo që ëndërron Jose Mourinho dhe për këtë arsye priten shumë ndërhyrje në merkato por edhe largime nga skuadra.

I pari që mund të largohet këtë verë nga Olimpico është Jordan Veretout i cili po mendon largimin nga kryeqyteti italian.

Por Jose Mourinhon nuk po shqetësohet shumë për këtë fakt pasi tashmë ka gati emrin që do ta zëvëndësojë francezin dhe ai vjen nga rivalët e Interit.

Fjala është për Matias Vecino, me ish futbollistin e Fiorentinës që nuk bën pjesë në planet e Simone Inzaghit dhe kontrata i skadon edhe një muaj e gjysmë.

Vecino edhe pse nuk përshtatet më së miri me taktikat e portugezit, prapë mendohet se do të jetë një ndihmë e madhe për Giallorossët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here