Po shkëlqen me Veronan: Giovanni Simeone tek gjiganti italian!

Giovanni Simeone këtë sezon ka qenë njëri prej sulmuesve më të spikatur në Serie A, gjë që ka rezultuar me shtimin e interesimit për të.

26 vjeçari këtë sezon ka zhvilluar 33 ndeshje me Hellas Verona ku ka arritur që të shënojë plot 16 gola dhe ka asistuar 6 herë të tjera për shokët e skuadrës.

Siç raporton e përditshmja spanjolle AS, Verona do të blejë kartonin e tij për 12 milionë euro nga skuadra e Cagliarit  dhe pastaj ta nxjerrë menjëherë në shitje.

Ka shumë skuadra të interesuara për të prej jashtë Italisë por tashmë edhe Milani ka hyrë në garë për kartonin e tij dhe një transferim i tillë pëlqehet tej mase nga vetë sulmuesi.

Akoma nuk është bërë i ditur çmimi me të cilin Rossonerët do ta bëjnë për vete yllin e Veronas por me siguri do të jetë një shifër më e lartë se 15 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here