Ndeshja e djeshme pothuajse vulosi titullin e Milanit pas plot 11 vitesh ‘agjërimi’ nga Scudetto.
Rossonerët mposhtën 2:0 skuadrën e Atalantës me dy supergola të Rafael Leaos dhe Theo Hernandez, ky i fundit i cili shënoi një gol që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë.
Por atmosfera e madhe festive filloi kur u dëgjua fishkëllima e fundit e arbitrit, me fansat dhe futbollistët që krijuan një pamje të mrekullueshme.
Por më e bukura nga të gjitha ishte padyshim kënga që fansat kuqezi i kushtuan teknikut Stefano Pioli.
«Pioli is on fire» runger over hele San Siro. For noen bilder! pic.twitter.com/xZT9dSUmNo
— Kristian Hennie (@KristianHennie) May 15, 2022