Nga hero në tradhtar: Ivan Perisic pranë kalimit tek rivalët e urryer të Interit!

Ivan Perisic këtë sezon është pa pikë dyshimi njëri prej futbollistëve më në formë të Interit.

Anësori kroat ka shkëlqyer këtë sezon nën urdhërat e Simone Inzaghit, duke ngjallur interesimin e shumë skuadrave të mëdha europiane por edhe brenda Italisë.

Kontrata e kroatit skadon në përfundim të këtij sezoni dhe akoma nuk është arritur një marrëveshje për ta rinovuar atë.

Së fundmi La Gazzetta dello Sport ka raportuar se interesim për të ka shfaqur edhe Juventusi e cila është duke bërë gati një ofertë në drejtim të tij.

Zonja e Vjetër është e gatshme ti ofrojë kroatit një kontratë 2 vjeçare me një pagë sezonale prej 6 milionë eurosh.

Jashtë Italisë skuadrat që kanë shfaqur interesim për të janë Chelsea, Arsenal dhe Manchester United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here