Rrënqethëse: Momenti kur tifozët e Milanit pas fitores këndojnë ‘Pioli is on fire’ (VIDEO)

Ndeshja e djeshme pothuajse vulosi titullin e Milanit pas plot 11 vitesh ‘agjërimi’ nga Scudetto.

Rossonerët mposhtën 2:0 skuadrën e Atalantës me dy supergola të Rafael Leaos dhe Theo Hernandez, ky i fundit i cili shënoi një gol që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë.

Por atmosfera e madhe festive filloi kur u dëgjua fishkëllima e fundit e arbitrit, me fansat dhe futbollistët që krijuan një pamje të mrekullueshme.

Por më e bukura nga të gjitha ishte padyshim kënga që fansat kuqezi i kushtuan teknikut Stefano Pioli.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here