E bujshme: Luis Suarez transferohet në Serie A me parametra zero!

Luis Suarez te gjiganti italian!

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez do të largohet nga Atletico Madrid pas përfundimit të sezonit.

35-vjeçarit i skadon kontrata me Colchoneros në qershor, ndërsa me tifozët është përshëndetur javën e kaluar.

Corriere dello Sport, shkruan se Suarez karrierën do ta vazhdojë në Itali, pasiqë ka marrë ofertë nga Interi.

Uruguaiani është i gatshëm për aventurën e tij të re në Itali dhe ditët në vijim pritet finalizimi i marrëveshjes.

Suarez ka realizuar 13 gola dhe 3 asistime në 44 ndeshje të luajtura këtë sezon me Atleticon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here