Gundogan bën gati valixhet: Mesfushori turk transferohet te gjiganti italian!

Lajm i bujshëm nga Italia, Ilkay Gundogan drejt transferimit në Serie A!

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan pritet të largohet nga Etihad këtë verë pas gjashtë viteve si futbollist i Citizens.

Gundogan ka luajtur në 48 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 8 gola dhe ka bërë 6 asistime, por drejtuesit e Cityt kanë vendosur që të mos ia rinovojnë kontratën e cila i skadon vitin e ardhshëm.

Citizens kanë vendosu ta nxjerrin në shitje 31-vjeçarin për një çmim simbolik prek 15-20 milionë eurove dhe interesimi për shërbimet e tij nuk mungon aspak.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Inter ka shfaqur interesim për transferimin e turkut dhe se bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here