Bombë nga Italia: Ylli i Milanit transferohet te Interi!

Lajm bombastik nga Italia, Inter transferon një tjetër yll nga Milani!

Verën e kaluar, Hakan Calhanoglu vendosi të largohet nga Milani dhe të transferohet te rivalët e përjetshëm të Rosonerëve, Interi.

Transferimi i tij bëri bujë të madhe në Itali, ndërsa një skenar i tillë mund të përsëritet edhe këtë verë.

E përditshmja italiane Gazzetta dello Sport, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter është i gatshëm ta shesë Bastonin te City dhe se Neroaxurët e kanë piketuar Alessio Romagnolin si zëvendësues ideal.

Inter do të arkëtojë më së paku 60 milionë euro nga shitja e Bastonit, ndërsa Romagnolin do ta transferojnë me kosto zero.

Romagnoli nuk ka arritur ende marrëveshje me Milanin për rinovimin e kontratës dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet nga klubi pas përfundimit të sezonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here