E bujshme: Investcorp tërhiqet nga blerja e Milanit, zbulohet motivi…

Lajm i bujshëm, Investcorp do ta blejë Milanin.

Blerja e Milanit nga fondi i Bahreinit, Investcorp është tema kryesore në mediat sportive javët e fundit.

Kur dukej se gjithçka është e kryer dhe se marrëveshja do të zyrtarizohej pas përfundimit të sezonit, drejtuesi i Investcorp ka Rishi Kapoor ka thyer heshtjen duke mohuar zërat për një marrëveshje me Elliott.

Në një intervistë për Gulf News, Rishi Kapoor ka deklaruar se për momentin nuk janë të fokusuar te blerja e Milanit.

“A kemi arritur marrëveshje për blerjen e Milanit? Për momentin nuk mund të deklaroj asgjë. Aktualisht kemi bërë një investim në United Talent Agency në SHBA dhe blerjen e Milanit e kemi lënë në plan të dytë”, ka deklaruar Kapoor.

Sipas fondit të Bahrenit, Elliott po kërkon blerës të tjerë për të rrëmbyer një shifër më të lartë.

RedBird është kompania tjetër që po garon me Investcorp dhe që gjithashtu është në bisedime me Elliott, edhe pse Investcorp ka qenë e para dhe ka hyrë madje ne llogaritë e bilancet e kuqezinjve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here