Milan-i do të ketë mbetur sigurisht i zhgënjyer nga Brahim Diaz, i cili nuk ka qenë në lartësinë e duhur pas një fillimi shumë të mirë të sezonit.
Maldini dhe Massara kanë nisur punën për të gjetur një fantazist të ri, duke marrë parasysh edhe largimin e Franck Kessie te Barcelona në verë.
Për të zëvendësuar 22-vjeçarin spanjoll, i cili qëndroi verën e kaluar në Milano me formulën e huazimit dyvjeçar (Real Madrid, pronar i kartonit, duket se e do gjithashtu), kuqezinjtë mund të peshkojnë në Angli.
Sipas The Athletic, Milan interesohet për Morgan Gibbs-White, fantazist në pronësi të Wolves, i huazuar në këtë sezon te Sheffield United, që nuk ka arritur të ngjitet në Premier League, pasi është eliminuar në gjysmëfinalet e playoff-it.
Me kontratën që i skadon në 2024-ën, anglo-xhamajkani nuk do të kalojë një tjetër sezon i huazuar. Nëse Wolves nuk do të duan ta mbajnë në ekip, 22-vjecari do të kërkonte të shitej.
Pengesat e mundshme për kuqezinjtë janë statusi i tij si jo komunitar dhe konkurrenca e madhe pas sezonit të mirë me 13 gola dhe 10 asiste. Çmimi, nga ana tjetër, nuk do të ishte një pengesë duke parë se mund të mjaftojnë 11 milionë euro.