Kingsley Coman rikthehet në Serie A!
Sulmuesi francez, Kingsley Coman mund të rikthehet në Itali sipas raportimeve të fundit nga Calcio Mercato.
Francezi u largua nga Juventusi në vitin 2015 për tu transferuar te Bayerni për 20 milionë euro.
Coman ka kontratë me Bavarezët deri në vitin 2027, por drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta sakrifikojnë atë për yllin e Serie A.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Bayerni është futur në garë për qendërmbrojtësin e Interit, Alessandro Bastonin dhe se Bavarezët janë të gatshëm tia ofrojnë Interit kartonin e Coman.
Neroaxurët nuk ia kanë mbyllur derën këtij shkëmbim dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.
Në rast se Perisic nuk rinovon kontratën, Coman do të ishte zëvendësuesi ideal dhe Marotta është i gatshëm ta pranojë ofertën e Bavarezëve.