Milanin po e pret një verë e gjatë dhe shumë e vështirë për shkak se duhet të mbajë në skuadër disa prej emrave që shkëlqyen këtë sezon.
Njëra ndër skuadrat që pritet të ushtrojë presion tek Rossonerët padyshim që do të jetë Paris Saint Germain e cila është gati për oferta stratosferike për të arritur qëllimet e saj.
Pierre Kalulu padyshim që ishte zbulimi më i madh i Rossonerëve në sezonin që sapo lamë pas, për të cilin u paguan vetëm 500 mijë euro ndërkohë që tani vlera e tij është shumëfishuar.
Me një kontratë deri në vitin 2025, Milan për kartonin e tij kërkon plot 30 milionë euro edhe pse nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e tij.
Mirëpo pika e kthesës në bisedime mund të jetë Mauro Icardi pasi mund të zërë vendin e Ibrahimovic i cili do largohet nga Milan këtë verë.
Argjentinasi dëshiron me çdo kusht rikthimin në Serie A ndërkohë që për të arritur marrëveshjen PSG duhet të ofrojë edhe disa milionë të tjera.