Zgjidhja për krahun e djathtë të sulmit: Pioli transferon yllin e Serie A për 15 milionë euro!

Stefano Pioli ka gjetur zgjidhjen për krahun e djathtë të sulmit!

Milan u kurorëzua me titullin kampion në Serie A pas 11 viteve dhe drejtuesit tani kanë filluar të punojnë për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Rosonerët pritet të transferojnë një qendërsulmues, një sulmues për krahun e djathtë, një qendërmbrojtës, një mesfushor dhe një mbrojtës për krahun e djathtë.

Krahu i djathtë i sulmit është konsideruar si pika më e dobët e Rosonerëve këtë sezon dhe sipas raportimeve të fundit Pioli e ka gjetur zgjidhjen në Serie A.

Calcio Mercato, shkruan se Pioli ia ka kërkuar Maldinit transferimin e Gerard Deulofeut.

Deulofeu e përfundoi sezonin me 13 gola dhe 5 asistime në 35 ndeshje të luajtura, ndërsa kontrata me Udinesen i skadon në vitin 2024.

Për të siguruar shërbimet e spanjollit, Milan do të ofrojë 15 milionë euro, ndërsa bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here