Mirupafshim Milan: Rafael Leao lë San Siron për 120 milionë euro!

Pak ditë më parë u zgjodh futbollisti më i mirë i sezonit në Serie A.

Rafael Leao padyshim që gjatë këtij viti ishte pika e referimit e sulmit kuqezi ku me golat dhe asistimet e tij ndihmoi skuadrën që të fitonte titullin e parë të Serie A pas plot 11 viteve.

23 vjeçari këtë verë vështirë se do të qëndrojë tek Milan pasi interesimi për të është i frikshëm nga disa prej skuadrave më të mëdha europiane.

Njëra ndër to është Real Madrid e cila pasi dështoi të transferojë Kylian Mbappe nga PSG, tashmë vëmendja ka kaluar tek portugezi.

Sipas mediave italiane, Florentino Perez është gati të ofrojë hiç më pak se 120 milionë euro për yllin e Rossonerëve, shumë kjo që mund ta bindë edhe Paolo Maldinin të heqë dorë prej tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here