Thyhet heshtja: Calhanoglu zbulon arsyen pse u largua nga Milan!

Hakan Calhanoglu edhe një herë tjetër ka tentuar ‘të fikë flakët’ sa i përket raporteve me Milanin duke deklaruar që akoma ka shumë miq tek ish skuadra e tij.

Vitin e kaluar Calhanoglu vendosi që të mos rinovojë kontratën me Rossonerët dhe u transferua falas tek rivalët e urryer të Interit duke nxitur një reagim të ashpër nga tifozët kuqezi.

Në një intervistë të dhënë së fundmi ai ka hedhur dritë më shumë sa i përket arsyes se pse u largua nga Milan.

‘Kam kaluar sezone pozitive tek Milan. Akoma kam shumë miq tek ajo skuadër. Vendosa që të largohem nga Milan sepse kisha nevojë për një aventurë të re në karierën time.’

Ai në fund shtoi se këtë vendim për tu transferuar tek Inter e kishte marrë së bashku me familjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here