Bombë nga Italia: Cristiano Ronaldo rikthehet në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Cristiano Ronaldo rikthehet në Serie A!

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Old Trafford këtë verë, pasiqë Djajtë e Kuq nuk arritën të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo e mbylli sezonin me 24 gola dhe 3 asistime në 39 ndeshje të luajtura, por sipas raportimeve nga mediat angleze, portugezi nuk bën pjesë në planet e Erik Ten Hag.

E përditshmja italiane Corriere della Sera, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Jose Mourinho synon transferimin e Ronaldos te Roma.

Special One e ka telefonuar personalisht Ronaldon për ta bindur që ti bashkohet në Olimpico.

Roma siguroi kualifikimin në Champions League falë fitimit të Conference League dhe Ronaldo është i joshur nga ideja për tu transferuar në Olimpico.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here