Shkëmbim spektakolar: Dumfries në Camp Nou, ylli i Barcelonës te Interi

Shkëmbimi i merkatos së verës, Denzel Dumfries largohet nga Interi.

Denzel Dumfries u transferua te Interi verën e kaluar dhe holandezi me paraqitjet e tij ka tërhequr menjëherë vëmendjen e gjigantëve europian.

Dumfries e përfundoi sezonin me 5 gola dhe 7 asistime në 45 ndeshje të luajtura. Vlera e 26 vjeçarit është dyfishuar në treg dhe tani është 40 milionë euro.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Barcelona është e interesuar për shërbimet e holandezit dhe Blaugranët kanë gati madje edhe ofertën për Interin.

Barcelona është e gatshme tia ofrojë Interit kartonin e Clement Lenglet dhe 20-25 milionë euro në këmbim të Dumfries.

Inter ka shfaqur interesim për Lenglet, pasiqë njëri nga treshja Skriniar, De Vrij, Bastoni pritet të largohen në verë.

Neroaxurët nuk ia kanë mbyllur derën këtij operacioni, por drejtuesit preferojnë një ofertë vetëm në para.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here