Shkëmbim spektakolar: Mauro Icardi rikthehet në Serie A!

Mauro Icardi rikthehet në Itali, falë një super shkëmbimi!

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi sipas të gjitha gjasave do të largohet nga PSG këtë verë, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Pochettinos.

Icardi e përfundoi sezonin me 5 gola të shënuar në 30 ndeshje të luajtura, ndërsa kontrata me Parisienët i skadon në vitin 2024.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Icardi është pranë rikthimit në Serie A, falë një super shkëmbimi.

Parisienët kanë shfaqur interesim për Kalidou Koulibalyn dhe janë të gatshëm që tia ofrojnë Napolit kartonin e Icardit në këmbim të senegalezit.

Icardi do të ishte një super përforcim për Napoletanët, të cilët janë në kërkim të një përforcimi për vijën e sulmit, pas largimit të Insignes.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here