Marrëveshja është arritur: Milan siguron përforcimin e madh, zbulohen detajet…

Milan siguron përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm.

Pas titullit kampion në Serie A, te Milani priten ndryshime në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Blerja e klubit nga RedBird pritet të finalizohet brenda kësaj jave, ndërsa sipas raportimeve të fundit Rosonerët kanë siguruar përforcimin e parë për merkaton e verës.

Mediat italiane, shkruajnë se Milan ka arritur marrëveshje me Lille për transferimin e Renato Sanches.

Sanches është i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim në San Siro. Rosonerët do të paguajnë 14 milionë euro për kartonin e portugezit dhe se transferimi do të zyrtarizohet javën e ardhshme.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here