Perez nuk ka të ndalur: Reali siguron transferimin e yllit 100 milionësh!

Marrëveshja është arritur, Reali siguron përforcimin e madh për sezonin e ardhshëm.

Reali i Madridit e përfundoi sezonin duke fituar La Ligan dhe Champions League edhe pse nuk ishin favorit për të arritur deri te triumfi.

Carlo Ancelotti arriti të bëjë mrekullinë duke luajtur me një sulm të improvizuar dhe tani Perez është i gatshëm tia shpërblej arritjet.

Reali ka siguruar transferimin e Antonio Rudiger, ndërsa sipas raportimeve të fundit Los Blancos kanë arritur marrëveshje për transferimin e yllit 80 milionësh.

E përditshmja spanjolle Marca, shkruan se Reali ka arritur marrëveshje me Monacon për transferimin e Aurelien Tchouameni.

Los Blancos do të paguajnë 80 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit dhe marrëveshja pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme, sipas Marca-s.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here