Marrëveshja është arritur: Filip Kostic transferohet te gjiganti italian, nuk është Inter…

Punë e kryer, Filip Kostic në Serie A!

Sulmuesi i Eintracht Frankfurtit, Filip Kostic karrierën do ta vazhdojë në Itali pas suksesit në Europa League me skuadrën gjermane.

Kostic e përfundoi sezonin me 7 gola dhe 15 asistime në 43 ndeshje të luajtura, ndërsa kontrata me Frankfurtin i skadon vitin e ardhshëm.

Mediat spanjolle, shkruajnë se Kostic karrierën do ta vazhdojë në Serie A, pasiqë ka arritur marrëveshje me gjiganti italian.

Todo Fichajes, shkruan se Juventus ka arritur marrëveshje me Eintracht Frankfurtin për transferimin e Kostic për 15 milionë euro, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet javën e ardhshme.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here