Zyrtarizohet gjithçka: Juventus siguron përforcimin e madh të verës!

E kërkuan me muaj një emër të tillë dhe tashmë Biankonerët duket se e kanë arritur qëllimin e tyre.

Massimiliano Allegri po kërkon një kombinim futbollistësh të rinj dhe disa me përvojë, njërin prej të cilëve tashmë e kanë bërë për vete.

Fjala është për Angel Di Maria, një emër i cili tashmë me muaj po kërkohej nga Zonja e Vjetër dhe më në fund raportohet se marrëveshja është arritur.

Sulmuesi anësor do të firmosë një kontratë 1 vjeçare me gjigantin italian ku do të përfitojë një pagë prej 7.5 milionë eurosh, ndërkohë që Juventus nuk do ti paguajë asgjë PSG pasi argjentinasi do të vijë me parametra 0.

Me këtë marrëveshje largohen të gjithë zërat që thonin se Di Maria do ta vazhdonte karierën në Argjentinë tek Rosario.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here