Fillon epoka RedBird: Milan transferon yllin 100 milionësh

RedBird hap thesin, Milan ka gati goditjen më të madhe në historinë e klubit!

Milan edhe zyrtarisht ka kaluar nën pronësinë e fondit amerikan RedBird. Marrëveshja u zyrtarizua ditën e djeshme për 1.3 miliardë euro.

Për Rosonerët kjo është një epokë e re, ndërsa pronari i ri Gary Cardinale pas blerjes deklaroi: “Dua vetëm të fitoj, e urrej humbjen.”

Mediat italiane kanë lëshuar një lajm bombastik, duke zbuluar goditjen e parë të RedBird.

Calcio Mercato, shkruan se RedBird synon transferimin e Mohamed Salah nga Liverpooli gjatë kësaj vere.

Egjiptianit i skadon kontrata me Liverpoolin vitin e ardhshëm dhe dëshiron largimin nga Anfield Road.

Vlera e Salah në treg është 100 milionë euro, por Milan pritet të ofrojë rreth 70 milionë euro, pasiqë Reds janë të detyruar ta shesin këtë verë për të mos e humbur verën e ardhshme me parametra zero.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here