Për të vitet janë vetëm numra: Ribery nënshkruan kontratën e re në Serie A!

Legjenda e futbollit francez, Franck Ribery raportohet se ka arritur një marrëveshje të re me skuadrën e Serie A, Salernitanon për të rinovuar kontratën edhe për një vit tjetër.

Kontrata u vazhdua automatikisht pasi Salernitano arriti të mbijetojë edhe për një sezon tjetër në Serie A.

‘Mund të pohojmë që Franck Ribery mbetet një futbollist i skuadrës sonë, kontrata u rinovua automatikisht’- deklaruan zyrtarë të klubit.

Ribery tek Salernitano erdhi verën e kaluar prej skuadrës së Fiorentinës.

Me përfaqësuesen franceze ai luajti 81 ndeshje duke arritur të shënojë edhe 16 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here