Legjenda e futbollit francez, Franck Ribery raportohet se ka arritur një marrëveshje të re me skuadrën e Serie A, Salernitanon për të rinovuar kontratën edhe për një vit tjetër.
Kontrata u vazhdua automatikisht pasi Salernitano arriti të mbijetojë edhe për një sezon tjetër në Serie A.
‘Mund të pohojmë që Franck Ribery mbetet një futbollist i skuadrës sonë, kontrata u rinovua automatikisht’- deklaruan zyrtarë të klubit.
Ribery tek Salernitano erdhi verën e kaluar prej skuadrës së Fiorentinës.
Me përfaqësuesen franceze ai luajti 81 ndeshje duke arritur të shënojë edhe 16 gola.