2 për 1: Juventus përfiton dy yjet e Chelseas për shërbimet e Matthijs de Ligt!

Juventus vazhdon të bëj plane impresionuese sa i përket sezonit të ardhshëm ku priten edhe largime të bujshme nga Continassa.

Emra të rinj mund të vijnë edhe më shkëmbime dhe njëri prej emrave që pritet të largohet mudn të jetë ai i Matthijs de Ligt, qendërmbrojtësi i cili ka shfaqur pakënaqësi dhe dëshiron një aventurë të re.

Holandezi mund të vazhdojë karierën tek skuadra e Chelseas, e cila është gati të ofrojë dy yjet e saj në një shkëmbim me Biankonerët.

Blutë e Londrës kanë shprehur gatishmërinë që të ofrojnë shërbimet e dyshes, Timo Werner dhe Jorginho, të dy emra që pëlqehen nga Massimiliano Allegri.

Javët e ardhshme priten të jenë vendimtare dhe vullneti i De Ligt për të gjetur një skuadër të re do të jetë kyç në këto bisedime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here