Shkëlqeu në Finalisima: Milan transferon yllin e Argjentinës

Milan transferon yllin e argjentinas!

Argjentina dhe Italia u përballën mbrëmë në Wembley, ndërsa Finalisima i takoi Albicelesteve.

Argjentina e dominoi ndeshjen duke e mposhtur Italinë me rezultat 3-0, ndërsa një lojtarë ka tërhequr vëmendjen e Milanit.

Calcio Mercato, shkruan se mesfushori argjentinas Guido Rodriguez ka mahnitur Maldinin me paraqitjen e tij mbrëmë dhe Rosonerët synojnë afrimin e 28-vjeçarit këtë verë.

Rodriguez e përfundoi sezonin te Betisi me 2 gola dhe 3 asistime në 47 ndeshje të luajtura.

Maldini e sheh argjentinasin si zëvendësuesin ideal të Kessies dhe madje ka gati ofertën për Betisin.

Calcio Mercato, shkruan se Milani është i gatshëm tia ofrojë Betisit kartonin e Samu Castillejos dhe 15 milionë euro në këmbim të Rodriguez.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here