‘Ciao’ Etihad Stadium: Aymeric Laporte tek gjiganti i Serie A!

Qershori erdhi dhe me të priten të ndodhin shumë surpriza sa i përket merkatos verore ku skuadrat italiane nuk e kanë ndërmend që të kursehen aspak.

Corriere dello Sport me anë të një raportimi ka bërë të ditur se qendërmbrojtësi i Manchester City, Aymeric Laporte mund të largohet nga Etihad Stadium për të vazhduar karierën në Apenine.

Spanjolli tashmë është ‘Regjistruar’ në listën e transferimeve të skuadrës së Juventusit, pasi tek ky futbollist po shikohet pasuesi ideal i veteranit Giorgio Chiellini.

Juventus mund të mbetet edhe pa Matthijs de Ligt gjatë kësaj vere, gjë që e bën blerjen e Laporte një prioritet për skuadrën e Allegrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here