Sven Botman është njëri prej mbrojtësve më premtues në Europë.
Qendërmbrojtësi francez është duke kaluar nëpër një formë fantastike 2 vitet e fundit tek Lille dhe ka ngjallur interesin e shumë skuadrave të mëdha europiane.
Por kjo verë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e tij pasi ai synon një skuadër të madhe europiane ku tashmë 2 emrat më të interesuar për të janë Milan dhe Newcastle United.
Lille po synon që nga shitja e tij të sigurojnë rreth 30 milionë euro ndërkohë që vetë mbrojtësi ka deklaruar që synon një skuadër të madhe europiane duke bërë Milanin favorite në këtë garë.
22 vjeçari gjatë një interviste të dhënë deklaroi:”Qëllimi im është që të bëj një hap para. Shpresoj që transferimi të vij sa më parë në mënyrë që të kem mundësi të përgatitem më mirë.”