Jo vetëm Di Maria: Juventus planifikon transferimin e një tjetër argjentinasi!

Transferimi i Angel Di Marias prej PSG tek Juventus duket një punë e kryer por Juventus nuk e ka ndërmend që të ndalet me kaq.

Një tjetër argjentinas pritet ti bashkohet rradhëve të Biankonerëve. Juventus po e konfirmon veten si skuadra më aktive italiane sa i përket merkatos së verës.

Tuttosport bën të ditur që Federico Cherubini në Londër është takuar edhe me familjen Pozzo ku kanë diskutuar për një transferim të mundshëm të Nahuel Molina.

Anësori argjentinas ishte njëri prej futbollistëve më të mirë në Serie A, ku shënoi 8 gola dhe asistoi 5 herë për shokët e skuadrës.

Për të lejuar largimin e tij, skuadra e Udineses ka bërë të ditur që do të kërkojë deri 30 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here