60 milionë euro për ‘xhevahirin’ e Interit, plus një ish Interist transferohen tek Tottenham!

Antonio Conte ka filluar punën për kompletimin e skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm dhe po kërkon emra që ka pasur nën urdhërat e tij gjatë kohës që ishte tek Inter.

Tottenham është rikthyer përsëri në Champions League falë punës së shkëlqyer të teknikut italian, i cili tashmë ka gati emrat që kërkon për sezonin e ri.

Mbrojtja ka fokusin kryesor tek Conte dhe ai po kërkon transferimin e Alessandro Bastonit nga Inter, një emër shumë premtues jo vetëm për Neroazzurët por edhe për kombëtaren italiane.

Londinezët janë duke përgatitur një ofertë prej 60 milionë eurosh dhe ideja për të qenë përsëri nën urdhërat e Contes e ka tunduar edhe Bastonin.

Por Spurs nuk ndalen me kaq pasi edhe një tjetër ish Interist mund të bëhet pjesë e tyre.

Fjala është edhe për Romelu Lukakun i cili pëlqen shumë mundësinë për tu rikthyer nën urdhërat e teknikut që e bëri atë të përjetojë njërin prej sezoneve më të mira në karierë.

Çmimi i belgut tashmë ka rënë më shumë se përgjysmë dhe ai mund të bëhet pjesë e Tottenham për afro 40 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here