Juventus vazhdon që të insistojë për transferimin e Kalidou Koulibaly dhe tashmë ka gati planin që mund të bëj që Napoli të japë dritën e gjelbërt për largimin e tij.
Kalime të tilla nuk është se nuk kanë ndodhur edhe më herët si për shembull rasti i Gonzalo Higuain dhe Biankonerët po kërkojnë ta vazhdojnë akoma këtë ‘traditë’.
Senegalezi po kërkon një pagë prej 4.5 milionë eurosh për të rinovuar kontratën dhe deri më tani nuk ka pasur pajtimin e De Laurentiis.
Nga ana tjetër skuadra e Allegrit është gati që të ofrojë kartonin e qendërmbrojtësit turk, Merih Demiral, një shkëmbim që do të ishte më pak i dhimbshëm për napolitanët duke marrë parasysh faktin që do kishin menjëherë një emër tjetër në mbrojtje.
Kartoni i turkut vlerësohet rreth 23 milionë euro nga De Laurentiis ndërkohë që për Koulibaly ai ka kërkuar 35 milionë, duke e bërë këtë marrëveshje shumë të përballueshme për Zonjën e Vjetër.