Shkëmbim spektakolar: De Vrij në Torino, ndërsa ylli i Juventusit te Interi

Inter dhe Juventus kanë gati shkëmbimin e verës!

Inter dhe Juventus janë rivalë të përjetshëm në fushë, por këtë verë mund të shkëmbejnë futbollistët e tyre.

Mbrojtësi i Interit, Stefan De Vrij është në shënjestrën e Juventusit për një kohë të gjatë.

Biankonerët e kanë piketuar mbrojtësin holandez si zëvendëesuesin ideal të Giorgio Chiellinit, ndërsa Neroaxurët janë të gatshëm ta lënë të lirë.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se De Vrij mund të transferohet te Zonja e Vjetër falë një shkëmbimi.

Biankonerët ia kanë ofruar Interit njërin nga dyshja Sandro-McKennie në këmbim të De Vrij.

Neroaxurët janë të joshur nga oferta e Zonjës së Vjetër dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here