Me rekomandim të Massaras: Milan transferon yllin e Tottenham për 30 milionë euro

Milan transferon yllin e Tottenham me rekomandim të Ricky Massaras.

Milan ka kaluar edhe zyrtarisht nën pronësinë e RedBird Capital pas finalizimit të marrëveshjes për 1.3 miliardë euro.

RedBird ka plane të mëdha për Milanin dhe Rosonerët pritet të jenë mjaftë aktiv në merkaton e verës.

Sipas raportimeve të fundit, Milan është pranë transferimit të yllit të Tottenham, Steven Bergwijn.

Sulmuesi holandez është pranë largimit nga Tottenham dhe Ricky Massara ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e tij në San Siro.

Për kartonin e Bergwijn, Milan është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro, shifër të cilën Spurs pritet ta pranojnë.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe Bergwijn sipas të gjtha gjasave do ta vesh fanellën e Milanit këtë verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here