Elliot Managment mund të mbetet në Serie A edhe pas shitjes së aksioneve të Milanit tek RedBird, pasi tashmë është e interesuar për blerjen e një skuadre tjetër italiane.
Qysh prej ditës së djeshme pronarët e Milanit kanë ndryshuar edhe zyrtarisht ku nga Elliott pronësia ka kaluar tek RedBird.
Corriere dello Sport bën të ditur tashmë se familja Singer e ka kryer punën e saj me Rossonerët dhe është e interesuar tashmë për të blerë Napolin.
Kjo ide ka marrë shumë përkrahje në Itali duke marrë parasysh punën e mrekullueshme që Elliott ka bërë tek Milan ku në fund arritën të triumfojnë edhe në Serie A pas 11 vitesh.
Nga ana tjetër Aurelio De Laurentiis nuk e ka ndërmend që ta shesë skuadrën mirëpo nëse vjen një ofertë e ‘çmendur’ atëherë situata do ndryshojë.