Fillon epoka RedBird: Milan transferon yllin e Liverpoolit, nuk është Salah

Rosonerët për shopping në Anfield!

RedBird edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e Milanit nga Elliott për 1.3 miliardë euro dhe fondi amerikan ka plane të mëdha për merkaton e verës.

Në San Siro priten ndryshime të mëdha në skuadër dhe sipas raportimeve të fundit Maldini ka piketuar futbollistin e Liverpoolit.

Calcio Mercato, shkruan se Maldini ka kontaktuar agjentin e qendërmbrojtësit të Liverpoolit, Joe Gomez.

25-vjeçari ka rënë në plan të dytë te Liverpooli, pasiqë Klopp preferon dyshen Konate-Van Dijk dhe Rosonerët synojnë të përfitojnë nga kjo situatë.

Gomez ka kontratë me Reds deri në vitin 2024 dhe është i hapur për një aventurë të re.

Për të siguruar shërbimet e Gomez, Milan do të duhet të ofrojë më së paku 20 milionë euro dhe bisedimet mes klubeve pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here