Po kalon ditët e fundit me Hellas Veronan: Giovanni Simeone tek gjiganti i Serie A!

Sezonin që lamë pas ishte njëri prej futbollistëve më në formë tek skuadra e Hellas Verona dhe këtë verë Giovanni Simeone padyshim që do jetë njëri prej emrave më të kërkuar në Apenine.

I biri i Diego Simeones ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për karierën e tij pasi interesim ka edhe jashtë Italisë, me Arsenal që është gati për transferimin e tij.

Mirëpo Simeone pritet të jetë goditja e rradhës për skuadrën e Juventusit e cila po mendon ti ofrojë edhe një bashkëlojtar Dusan Vlahovicit në sulm.

Sipas Gazzetta dello Sport, Simeone është opsioni më i mirë për Zonjën e Vjetër pasi edhe mund të luajë bashkë me Vlahovic por edhe çmimi i tij nuk është shumë i lartë, rreth 15 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here