Marrëveshja është arritur: Gati nënshkrimi me zëvëndësuesin e Perisic!

Pas vendimit të futbollistit kroat Ivan Perisic për të mos rinovuar kontratën dhe për tu transferuar tek Tottenham edhe Inter nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur zëvëndësimin për të.

Fjala është për Raoul Bellanova nga skuadra e Cagliarit i cili do të luajë në krahun e majtë të sulmit Neroazzur.

Anësori 22 vjeçar zhvilloi një sezon shumë të mirë me këtë skuadër edhe pse sardët nuk arritën që qëndojnë në Serie A edhe për një sezon tjetër, ndërkohë që tashmë mediat raportojnë se një marrëveshje është arritur mes palëve.

Futbollisti ka arritur një marrëveshje 4 vjeçare me një pagë prej 1.5 milionë eurosh ndërsa kartoni i tij ka vlerën e 10 milionë eurove, gjysma e të cilit do të paguhet menjëherë ndërkohë që gjysma tjetër do kompenzohet me huazime të futbollistëve të rinj nga Inter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here