Çmendet RedBird: Milan transferon yllin e Barcelonës për 50 milionë euro!

RedBird hap thesin, Milan transferon yllin e Barcelonës.

RedBird edhe zyrtarisht ka marrë drejtimin e Milanit nga Elliott për 1.3 miliardë euro dhe fondi amerikan ka plane të mëdha për merkaton e verës.

Në San Siro priten ndryshime të mëdha në skuadër dhe sipas raportimeve të fundit Maldini ka piketuar futbollistin e Barcelonës.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan është përfshirë në garë për mesfushorin e Barcelonës, Pablo Gavi.

Gavi nuk ka arritur ende marrëveshje me Barcelonën për rinovimin e kontratës dhe Blaugranët janë të detyruar ta shesin atë, pasiqë kontrata i skadon vitin e ardhshëm.

Klauzola e tij aktuale është 50 milionë euro dhe RedBird është i gatshëm ta paguaj këtë shumë për Gavin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here