Çmimi ka rënë, Xavi trembet: Juventus hidhet në sulm për yllin e Barcës!

Barcelona akoma nuk ka arritur ta marrë veten nga kriza e thellë financiare që e kaploi skuadrën, fakt ky që duket se do detyrojë katalanasit të shesin yjet e tyre.

Juventus pritet që të përfitojë nga kjo krizë dhe fjala është për Frenkie de Jong, njërin prej emrave më të talentuar të viteve të fundit sa i përket futbollit europian.

Periudha e Ronald Koeman duket se ka lënë gjurmët e saj edhe pas largimit të tij duke patur parasysh faktin që mesfushori holandez nga 90 milionë euro që kushtonte më herët tashmë ka një vlerë prej 60 milionësh.

Xavi nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e tij por kriza financiare nuk është se i ka lënë shumë mundësi zgjedhje presidentit Laporta.

Zonja e Vjetër po tenton të bindë De Jong të transferohet në Allianz Stadium me faktin që edhe Matthijs de Ligt është pjesë e tyre, dyshe kjo që ka qenë shumë e lidhur njëri me tjetrin gjatë kohës kur luanin bashkë tek Ajax.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here