De Vrij dhe Skriniar do largohen, Inter publikon dy emrat e ardhshëm të mbrojtjes!

Milan Skriniar dhe Stefan de Vrij priten të largohen këtë verë nga Giuseppe Meazza.

Mirëpo skuadra e Inter nuk është duke humbur aspak kohë dhe tashmë bëhet e ditur se dy emrat që do të marrin përgjegjësinë e qendrës së mbrojtjes.

Kjo dyshe vjen nga Serie A dhe fjala është për Gleison Bremer të Torinos dhe Nikola Milenkovic të Fiorentinës, emra këta që kërkon tash e sa kohë nga Neroazzurët.

Tuttosport bën të ditur se për Skriniar interesim ka shfaqur PSG e cila duhet të ofrojë 70 milionë për ta bërë për vete yllin sllovak, ndërkohë që për De Vrij janë të gatshëm të heqin dorë nga ai edhe për 20 milionë euro.

Nga ana tjetër Milenkovic është shprehur i gatshëm për të nënshkruar me skuadrën e Inzaghit ku edhe agjenti i tij Fali Ramadani raportohet se ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Interit në Londër në fillim të kësaj jave.

Bremer ka arritur një marrëveshje personale me Inter dhe tashmë ka mbetur dakordimi me Torinon për çmimin që braziliani do të shitet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here