E bujshme: Calhanoglu largohet nga Interi për 30 milionë euro

Hakan Calhanoglu bën gati valixhet.

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu bëri bujë të madhe verën e kaluar kur vendosi të largohet nga Milani dhe ti bashkohet Neroaxurëve.

Calhanoglu bëri një sezon të mirë te Interi duke realizuar 8 gola dhe 13 asistime, por kjo nuk mjaftoi që Neroaxurët ta fitojnë Scudetton.

Calcio Mercato, shkruan se Calhanoglu mund të largohet nga Interi këtë verë, pasiqë Manchester United synon transferimin e turkut.

Erik ten Hag e pëlqen Calhanoglun dhe Djajtë e Kuq kanë gati ofertën prej 30 milionë eurove.

Neroaxurët janë të hapur për shitjen e Calhanoglut, pasiqë duhet të rregullojnë bilancet financiare dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here