Super përforcim: Juventus siguron goditjen e madhe për 50 milionë euro!

Biankonerët sigurojnë përforcimin e madh për sezonin e ardhshëm.

Juventus ka filluar të punojë për merkaton e verës, pas një sezoni të dobët në Serie A dhe Champions League.

Biankonerët e përfunduan sezonin në pozitën e katërt në Serie A dhe në skuadër priten ndryshime të mëdha gjatë kësaj vere.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Juventus është pranë transferimit të Ferland Mendy nga Reali për 50 milionë euro.

Me transferimin e Rudiger në Bernabeu, Mendy ka rënë në plan të dytë, pasiqë nga krahu i majtë në mbrojtje pritet të luaj Alaba.

Biankonerët thuhet se kanë arritur marrëveshje me francezin dhe tani pritet të arrihet marrëveshja me Realin.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here