RedBird hap thesin: Milan transferon yllin e Ajaxit për 45 milionë euro

Maldini për shopping te Ajaxi.

Milan edhe zyrtarisht ka kaluar nën pronësinë e RedBird Capital dhe në skuadër priten ndryshime të mëdha gjatë kësaj vere.

Rosonerët synojnë transferimin 6 lojtarëve dhe Tuttosport ka zbuluar goditjen më të madhe të cilën RedBird pritet ta bëjë këtë verë.

Maldini dhe Massara janë në kërkim të një sulmuesi për krahun e djathtë të sulmit dhe e kanë piketuar sulmuesin e Ajaxit, Antony si përforcimin ideal.

Tuttsport, ka lëshuar lajmin bombastik duke shkruar se Milan i është bashkuar Manchester United në garën për Antony dhe Rosonerët janë të gatshëm të ofrojnë 45 milionë euro për brazilianin.

Antony e përfundoi sezonin me 12 gola dhe 10 asistime në 33 ndeshje të luajtura dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here