Sa hyri në formën e duhur: Luka Jovic transferohet në Serie A, nuk bëhet fjalë për Milanin!

Futbollisti i Real Madrid, Luka Jovic prej sezonit të ardhshëm do të luajë në Serie A, pohojnë mediat italiane.

Futbollisti serb në Ligën e Kombeve arriti të shënojë dy gola dhe tregoi se akoma ‘nuk ka harruar të luajë futboll’!

Skuadra e Milan kishte shfaqur interesim më herët për kartonin e tij por Rossonerët duket tashmë se janë tërhequr nga kjo garë pasi blerjes së Divock Origit prej Liverpool.

Në këtë mënyrë mësohet se Jovic do të huazohet tek skuadra e Fiorentinës, ku pjesën më të madhe të pagës prej 5 milionë eurosh do ta paguajnë Los Blancos.

Tek Fiorentina aktualisht luajnë edhe Nikola Milenkovic, Matija Nastasic dhe Aleksa Terzic.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here