Skenari që se mendonte askush: Real gjen pasuesin e Benzemas në Serie A!

Karim Benzema ishte padyshim futbollisti më në formë tek Real Madrid gjatë sezonit që sapo lamë pas por Los Blancos tashmë po mendojnë për sezonin e ardhshëm.

Nuk përjashtohet mundësia e largimit të francezit gjatë kësaj vere nga Real Madrid dhe emri që do të zërë vendin e tij vjen nga Serie A.

Bëhet fjalë për Edin Dzekon, një tjetër futbollist që sa i përket futbollit cilësohet ‘në moshë të shtyer’ por nuhatja e tij për golin ka bërë Carlo Ancelottin të mendojë seriozisht këtë opsion.

Ardhja e Lukakut dhe Dybalas pritet ta largojë boshnjakun nga Meazza ndërkohë që një transferim i tillë do ti përshtatej edhe Neroazzurëve që nuk dëshirojnë ta lejojnë largimin e tij tek rivalët e Juventusit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here