Rosonerët për shopping në Bundesligë.
Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë filluar të punojnë për merkaton e verës dhe në San Siro priten disa përforcime gjatë këtij afati kalimtar.
Milan ka piketuar disa emra për përforcimin e skuadrës, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar një goditje surprizë të cilën pritet ta bëjnë Rosonerët.
Calcio Mercato, shkruan se Milan synon transferimin e Marcel Sabitzer nga Bayerni.
Sabitzer u transferua verën e kaluar në Allianz Arena, por nuk arriti të lërë gjurmë dhe Bavarezët janë të gatshëm ta nxjerrin në shitje këtë verë.
Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani dhe Maldini beson se Sabitzer mund ta gjejë formën e duhur te Milani.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe për kartonin e austriakut Milan do të ofrojë 10 milionë euro.