E bujshme: Milan transferon yllin e Lazios

Goditje surprizë, Rosonerët transferojnë yllin e Lacialëve!

Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë filluar të punojnë për merkaton e verës dhe në skuadër priten disa përforcime për sezonin e ardhshëm.

E përditshmja italiane Il Tempo ka lëshuar një lajm të bujshëm, duke shkruar se Milan synon transferimin e yllit të Lazios.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Lacialëve, Francesco Acerbi i cili dëshiron rikthimin në San Siro.

Acerbi pëlqehet nga Pioli dhe Rosonerët e shohin 34-vjeçarin si një goditje me kosto të ulët për vijën e mbrojtjes.

Në rast se italiani transferohet në San Siro do ta ketë rrolin e zëvendësuesit, pasiqë dyshja titullare pritet të jetë Tomori-Botman.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here