Fabregas ëndërron për Italinë: Kalimi në Serie A shumë pranë!

Kariera e Cesc Fabregas tek Monaco ka ardhur kah fundi dhe mesfushori spanjoll i lindur në vitin 1987 tashmë është në kërkim të një aventurë të re.

AS Monaco e faleminderoi futbollistin për kontributin e dhënë në 3 vite e gjysmë dhe i uroi suksese në të ardhmen.

Por për ish yllin e Arsenal, Barcelonës dhe Chelseas futbolli i niveleve të larta akoma nuk ka përfunduar pasi tashmë po planifikon një kalim tek një skuadër italiane.

La Repubblica bën të ditur se Cesc Fabregas është ëndrra e Antonio Romei i cili dëshiron ta sjellë atë tek Sampdoria. Romei më herët kishte kërkuar transferimin e Sneijder ndërkohë që tani Fabregas duket një opsion më i favorshëm për tu arritur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here